Udhetim ne Kanionin e Lengarices

Udhetim 2 ditor ne Permet, 22-23 Korrik - Kanioni I Lengarices, Ujerat termale dhe fshati I Benjes

Permeti gjendet 235 km larg Tiranes, dhe ja vlen te vizitohet per nje fundjave per ata qe nuk kane qene ndonjehere. Per ata qe kane qene, kesaj rradhe mund te jete terheqese ecja ne kanionin e Lengarices. Per me teper: https://wander.al/city/permet.

Dita 1

Nisja tek Stadiumi Dinamo dhe ndalim për kafen e mëngjesit mbasi kalojme qytetin e Fierit perrreth 20-30 min.

Me arritjen ne Banjat Termale, fillojme eksplorimin e Kanionit te Lengarices. Do te ecet pergjate tij, neper shtrat, ne brigjet, neper uje, kunder rrymes.

Gjate ecjes do te shoqerohemi nga pamjet spektakolare te faqeve te kanionit, te cilat ngrihen vertikalisht me lartesi rreth 30-50m mbi shtratim e tij. Here here do te kalojme neper basene me uje, te cilat do te na duhet ti kapercejme duke notuar. Kthimi do te kryhet nga e njejta rruge qe kemi ardhur, dhe do te dilet ne piken e fillimit, tek vaskat termale. E gjithe ecja do te zgjate rreth 5-6 ore. Dreka ne forme pakete pikniku do te furnizohet per seicilin pjesmarres.

Me perfundimin e ecjes do te sherbehet darka me ushqim tradicional ne nje nga restorantet e zones.

Fjetja ne hotel ne Permet.

Dita 2

Pas mengjesit me shume zgjedhje ku nuk do mungojne petullat dhe recelrat e zones do te nisemi nga hoteli ne ora 9.00 me automjet ne drejtim te fshatit Benje.

Pasi leme automjetin ne piken ku kryqezohet rruga auto me rrugen sekondare ne drejtim te fshatit Benje, fillojme ecjen/ngjitjen e cila do te zgjate rreth 1-1.5 ore. Pasi arrijne ne fshat, vizitohet kisha e fshatit, kisha e Shen Merise dhe banesat karakteristike te tij, duke soditur pamjen panoramike qe shpaloset para.

Do te relaksohemi per rreth nje ore ne fshat, e do marrim rrugen e kthimit pergjate lugines se lumit Vjosa - do te bejme ndalese dhe plazh ne basenet ujore te lumit. Dreka do te sherbehet ne nje nga restorantet e zones, me ushqim karakteristik, ku nuk do mungojne mish qingji, djathe e raki e vendit.

Mbrritja ne Tirane, ne darke.

Prenotoni Turin

Turi 2-ditor kushton 12.000 Leke te reja per person. Paguani me poshte me PayPal.



Cfare duhet patur me vete

  • Nje cante shpine e vogel, nderkohe qe 1.5L uje, ushqime (fruta te thata, cokollata dhe nje senduic-per diten e pare ne dreke do te sigurohen nga kompania), atlete te pershtatshme per ecje ne lume (gure, balte, atlete me gome te forte dhe gjysem qafa te preferueshme, dhe te vishen me corape me qafa), veshje sportive sintetike, kanatjere dhe pantallona te shkurtra per kanion (jo veshje pambuku, pasi thithin dhe mbajne ujin), shkopa hiking per ecje, kapele, syze dielli, krem plazhi, nje pale kepuce atlete dhe rroba shtese per tu ndrruar gjate kthimit, pasi gjate ecjes parashikohet te kalohet ne uje, rroba banje.
  • Gjate ecjes ne kanion parashikohen pjese te cilet do te kapercehen me not, keshtu qe canta e shpines duhet te mos mbaje sende qe prishen ne uje si: celular apo aparate foto voluminoze. Vetem nje aparat ose celular per seicilin mund te transportohet ne menyre te sigurte nga guida.
  • Te gjithe pjesemarresit ne tur duhet te dine not, nivel mesatar, dhe te kene pervoja te mepareshme me pasqyra ujore.

Perfshihet

  1. Transporti me furgon komod 20 Vendesh AC, Shoqërues gjatë gjithë udhëtimit
  2. Dreka piknik dhe darka e dites se pare, mengjesi dhe dreka e dites dyte
  3. Akomodimi ne hotel me tre yje, dhoma me dy deri ne tre shtreter
  4. Guida profesionale

Informacion i Pergjithshem

Nese udheton drejt Permetit dhe futesh ne destinacionin turistik te Kanioneve te Lengarices, te cilet ndodhen ne pjesen juglindore te qytetit, 10 deri ne 12 km larg te shoqeron natyra mahnitese, ku Zoti nuk ka kursyer asgje per te arritur te paarritshmen nga e cila nuk mund te largohesh pa mallin dhe deshiren per t’u kthyer perseri, eshte vendi im me te gjitha bukurite natyrore qe ka.

Te pershkosh me kembe ate natyre te virgjer, duke ndjekur si busull orientuese shtratin pergjate te cilit rrjedh lumi i Lengarices, eshte e veshtire te gjej fjalet e duhura, ndonese vij nga vendi ku bukurite mahnitese te natyres kane frymezuar vazhdimisht muzat e shfrenuara te poeteve te kesaj zone; do te duhej nje pene e forte dhe nje aparat fotografik per te kapur ato pamje te nje mrekullie qe del jashte çdo aparati. Nje pasuri natyrore e Permetit dhe e gjithe Shqiperise, nje thesar i vyer, te cilin duhet te dime ta ruajme dhe ta promovojme me shume se kurrre sot; ta mbrojme ne vendasit para te gjitheve, ne te cilet do t’ua leme trashegimi edhe brezave qe do te vijne. Per me teper, lumi i Lengarices ka pasur nje ndikim ne zemrat e banoreve per bukurite dhe natyren e tij te paprekur.

Ne ditet e sotme edhe me shume ka kurreshtare dhe eksplorues te cilet vijne per te vizituar kete destinacion, per te gjetur ketu nje oaz qetesie larg zhurmave te metropolit. Peizazhi natyror i ketij lumi, eshte nga me piktoresket ne te gjithe Shqiperine. Peizazhi eshte vertet mahnites: shpella, kanione, gjelberim, peme dhe shkurre aromatike, ndersa ujerat termale qe burojne rreze shpellave te kaltra dhe me nje arome te lehte sulfuri, pasi dalin nga rrezat e shtratit te lumit, derdhen ne rrjedhen e rrembyeshme te lumit te Lengarices.

Kanioni i Lengarices eshte shume i ngushte dhe i larte: sa me shume futesh neper lume, aq me spektakolar behet kanioni. Nje bukuri e eger, por shume terheqese, qe shquhet jo vetem per vlerat natyrore, por edhe per edhe arkeologjike. Kerkimet e viteve te fundit kane nxjerre nje material te pasur, i cili deshmon se shpella e Pellumbave, si dhe shpella te tjera, kane qene vendbanime prehistorike. E veçanta e ketyre shpellave eshte se ne brendesi te tyre gjenden forma mijeravjeçare stalaktite dhe stalakmite, qe diku-diku formojne edhe kolona. eshte nje panorame e paimagjinueshme qe te perpin te terin.

Mbi kokat tona ngrihen mbi dhjetra metra shkembinj qe perbejne kanionet. Kanionet ndodhen rreth 200 metra larg burimeve termale ne te dy anet e Lengarices. Kanionet e Lengarices frekuentohen jo vetem per bukurine, por edhe per rafting me kanoe. Rrjedha e lumit ben qe ne te dy brigjet te kete nje bimesi te pasur dhe te larmishme ku banon nje mori shpendesh dhe kafshesh te egra, te rralla per zonen. Te gjitha keto formojne nje sistem ekologjik shume interesant dhe me vlera te veçanta mjedisore. Ura e Katiut, nje monument i rralle kulture, nje ure tipike me hark punuar me gur, tregon per ekzistencen e nje udhe te vjeter qe ende u sherben banoreve perreth. eshte fshati Benje, ku ka nje kishe interesante, ikonostasi i se ciles eshte punuar ne vitin 1904. Per ata qe duan pak me shume aktivitet, rreth gjysem ore mbi Benje (me kembe, se rruge makinash nuk ka) mund te ngjiten ne nje fshat qe eshte i braktisur prej shume vitesh, i quajtur Novosele. Permetaret kane nje dashuri te veçante per kete “muze natyror“ ku vendasit organizojne festa familjare ne burimet e Kallostrices gjate muajve te veres.

Vendndodhja e Kanionit

Kanioni dhe rrjedha e lumit të Lengaricës, përbën një nga degët më të mëdha që ushqejnë krejt zonën burimore të Vjosës, ndërkohë që burimet termale ndodhen jo më larg se 5 km larg qytetit të Përmetit dhe rruga për të shkuar te ky vend i shenjtëruar, devijon nga rruga nacionale Përmet – Korçë vetëm 200 – 300 metra pa arritur në qendër të komunës në Petran. Padyshim, lumi i Lengaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë. Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve. Katër stinët kanë katër peizazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Lengarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, që fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëlllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës deri në kufi me rrethin e Skraparit. Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.

Ujërat Termale

Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Lengaricës. Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve dhe frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikëpamja e peizazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtet të rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Sipas studiuesve, zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë, pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës nga ku shpërthejnë burime të fuqishme uji me temperaturë 30 gradë Celcius dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit. Dalja e ujërave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në sipërfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundësi të kenë lidhje me dy arsye: e para, me kontaktin e ujërave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme, dhe e dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termo-minerale të Postenanit, gazra të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi në formë avujsh të nxehtë. Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400 – 500 vjetësh nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër-Tepelenë-Përmet-Çarshovë; krahu lindor Korçë-Ersekë-Leskovik dhe nga drejtimi juglindor Janinë-Konicë-Merxhan. Ekzistojnë mundësi të mëdha që këto mjedise të rijetëzohen dhe të kthehen në pika të fuqishme të turizmit dhe kurimit me funksionim gjithëvjetor.